Kush jam unë e kush je ti?Sheqere(Ozuni) Sina


KUSH JAM UNË E KUSH JE TI?

@@@@@@@@@@@@@@@

Në këtë mëngjes të freskët ,vërej qiellin e pastër, pa fjolla reje.

Flladi mëngjesor me mbush me frymëzim.

Ne ballkon vështroj qiellin dhe lutem zotit,

Më duket se jam shumë afër me të,

Të komunikoj për fëmijën e mi,

Dhe për të gjithë jetimet, pa prindër,

që kanë ngelur të trishtuar këtë dimër.

Në një moment, çlirohem fizikisht,

dhe gjej qetësinë shpirtërore.

Bëj lutje për njerëzit pa energji,

Të mbetur te stepur pa shpresë në shtëpi.

Dua t’u kthej buzëqeshjen e dëshiruar,

Nga stresi i kohës e pandemia e mallkuar.

Dua të ringjall sythat e pemëve,

Ne këtë dimër t’u ngre temperaturën,

Qe të lulëzoje pranvera e bleruar, Dua të kthej kohen e atëhershme,

Me frymëzim e buruar, pa stres.

Dua të kthej bujari dhe shpresë!

Të hiqet mes njerëzve urrejtja, zilia!

Të kthehet hareja, gëzimi, kënaqësia! Të përshëndetemi miqësisht,

Te duhemi me njëri- tjetrin vëllazërisht!

Sepse lakuriq kemi lindur në këtë botë,

Dhe po ashtu do ikim me duar bosh.

Dy metra dheu na takon secilit,

Pra, kush jam unë! Kush je ti ?

Vetëm frymë, zëra në bashkësi!

Ne nuk jemi asgjë, në vazhdimësi.

Sot jemi, nesër nuk jemi.

Prandaj, o njeri,

Hiq ligësinë dhe lakminë e kotë,

Që po të pengon shpirtin,

Të ikësh i ndershëm nga kjo botë!…

ERRËSIRA KTHEHET NË DRITË

@@@@@@@@@@@@@@@@

Errësira të ka pllakosur shpirtin, Natën rrugën mos e merr,

Se bie në pellg dhe nuk del…

Nëse shikimi të është verbuar, Lutju zotit për t’u shëruar…

Dil nga errësira tako yllin polar,

të bisedosh për rrugën që ke marrë.

Për atë rrugë me errësirë,

Ai do të ndihmoje si jo më mirë.

Ai do të të japë dritën e syrit,

Të gjesh shtegun e shpëtimit,

Të fluturosh si engjëll në Hënë,

Për të vazhduar rrugën që ke zënë.

Shpreso te zoti, të jesh i gjallë,

Dhe mos u beso fjalëve vërdallë,

Por dëgjo shpirtin tënd të mirë,

Mos për të çarë çdo errësirë.

Se dielli do lëshoje rreze anembanë,

Te kalosh dete dhe oqeanë!…

Shpirti do të çlirohet, e çelen sytë,

Errësira do të kthehet në dritë.

Ajo dritë do të jetë shpëtimi,

Të gjithë te verbërve do u vijë shikimi.

Se botën do ta shikojnë nga lart,

Të gjitha intrigantët do ngelen në baltë.

JETA NUK ËSHTË FANTAZI

(Këshilla një vajze)

@@@@@@@@@@@@@

Jeta nuk është vetëm fantazi, Por shtrëngohu mirë punës, Se koha është flori!

Ditët ikin e nuk kthehen tek ti.

Mos bëj dashuri në celular,

Ajo lloj dashuria nuk zgjat,

Dashuria gjendet në punë e në jetë.

Për të krijuar një familje të vërtetë.

Mos rri kot, se koha kalon,

Vuajtje shpirtit do i krijosh më vonë!

Se vitet humbet, do plakesh, do tretesh

Këtë hezitim nuk do ia falesh vetes.

Një pikë në zemër,

Dikur ka për t’u formuar,

Për dashurinë që nuk ndjeve,

për pasurinë që s’ke formuar.

Kujton se jeta do ndryshojë!…

Mos e hidh hapin pa menduar

Se pasoja të rënda do të kesh,

Do zhytesh në kotësi, e mjerë do jesh.

Do të kthehesh në parazite,

Për ty jeta s’do ketë vlerë, pa u bërë nënë.

Do të pyesësh veten pas ca vitesh,

Çfarë të shtyu që hyre në errësirën pa hënë?