Kush janë 3 filmat më të shikuar të 2021 sipas IMDb ?


  1. Dune 

Filmi ka marrë vlerësimin më të lartë në sitin IMDb sipas 384 mijë shikuesve. Dune është përshtatja e romanit fantastiko – shkencor te Frank Herbert për djalin e një familjeje fisnike , te cilit i është besuar mbrojtja e asetit më të vlefshëm dhe elementit më jetik në galaktikë.


2. No time to die

 “No time to die” nga seria e filmave aksion të James Bond erdhi për publikun e gjerë në shtator të këtij viti. Agjenti 007 rikthehet ne misionin e ri për të zbuluar gjurmët e një armiku misterioz e të armatosur me teknologji të re e të rrezikshme. Filmi ka fituar edhe këtë herë pëlqimin e publikut duke u renditur në vend të dytë.

3. The French Dispatch 

Filmi me regji të Wes Anderson , fitues i cmimit DFCS 2021 dhe me 20 nominime në Festivalet Ndërkombëtare të Filmit , sjell nje përmbledhje të historive të publikuara në “The French Dispatch Magazine”.

Burimi IMDb

H. Alimucaj

About Post Author