(Poezi për fëmijë..)
Haris, Marko, flejnë tok,
Dhe, kur zgjohen në mëngjes,
Nuk i zgjon, asnjë këndez!.
Nuk i zgjon, ora me zile.
As të mamit, ledhatime!.
Haris, Marko, flejnë tok,
Çdo mëngjes, i zgjon një zog!…
Në një degëz, te dritarja,
I thërret: – Dilni përjashta!…
– Mos pertoni! – Iu flet zogu.
– Dilni shpejt, se, ju pret shoku!…
Ja, po çel një ditë e re,
Plot me gaz dhe me hare!…
Hajt të dalim, të lodrojmë,
Dhe së bashku, të këndojmë!.
– Ciu-ciu-ciu e tra-la-la,
Më të lumtur, se ne s’ka!…
Haris, Marko, flejnë tok,
Çdo mëngjes, i zgjon një zog!…
(Qershor viti 2002.)
* **
(Ndue. Z. Ruçi.)
.. .. ..