Kutia e zezë-Rubjana Nika


Kutia e zezë

që keqas prishi botën,

keq e më keq

ende vazhdon ta prishë,

dhe djalli i zi

ngjyrën ka ndërruar,

me ngjyra verbuese

rininë vazhdon ta grishë…

Kutia e zezë,

ku bota ndryshe shfaqet,

ku formalizmat

gënjeshtrat marin jetë,

mjerimi i zi,

me vel të bardhë vishet,

e plaka e kërrusur,

vishet nuse me stoli.

Kutia e zezë,

memorje botërore,

ku e vërteta,

humbet në mizori,

ku mbulesa,

turpërohet si e turpshme,

lakuriqësisë

i vihet kurorë,lavdi.

Kutia e zezë,

sterrëzezë porsi nata,

si korb i nëmur

që ndjell vetëm zi,

qëndron mes nesh,

e ftuar,e paftuar,

na robëron,

“mysafir” në çdo shtëpi.

Kuti e zezë,

gënjeshtërpromovuese,

zeus,poseidon,

që dijen injoron,

kuti e djallit,

ti je djalli vetë,

gjithë botën mbarë,

drejt fundit po e çon.