Kuvëndim me zjarrin-Kristo Çipa


( Trill amaneti)

Kur bora zë malin

Prilli kujton qumshtin

Flas me flakët e zjarrit

Kuvendoj me prushin.

Vatra ime e gjakut

Mbi gjoksin e dheut

Guri i parmakut

Shpretk e Prometeut.

Çdo vatër është shkëmb

Kujtesa-kollonë

Ndaj mëlçia dhëmb

Mos e nduk shqiponjë!

Zjarri ynë i ndezur

S’është aromë eshke

Është vet Prometeu

Që digjet me vdekje.

Kohrat bajonetë

Ngulen tek mëlçia

Zjarri ishte jetë

Jetuan nga tya

Kur plagët të dhëmbin

Prush bëhet loti

Zjarri mbante vëndin

Zjarri ishte Zoti.

Dhe kur hiri i vdekjes

Vinte zinte vatrën

Zjarri i përpjekjes

Bajonetë nxirr flakët

Plagët i mjekoje

Me shpirtrat që s’vdesin

Natën e mbuloje

Të sillje mëngjezin.

S’ka si lotët e zjarrit

Janë si lotë Nëne

Kur i ikën djali

Larg nga këto vënde

Bij të këtij zjarri

Dhe në diell shkoni

Syrin këtu mbani!

Zjarrin mos haroni!

Kur bora puth malin

Prilli kujton qumshtin

Flas me flakët e zjarrit

Kuvendoj me prushin.