Kuvendimi me hanën-Hazis Hysa


Hanën po e lus me mall për çdo mbrëmje

Në dritare të mi lëshojë rrezet e ngrohta

Dua të ja shpjegojë se jamë kurbetçar

merr ngrykë vetmia si një zog shtegëtar

S’po shikojë, oj hanë loti po më shterron

Malli më ka marrë,vatrën ta shikojë

Sofra e ahengjeve këtu po më mungon

Me shkopin tim në duar me nipa të lodrojë

Kanë me ardhur nipat dhe mbesa Nerona

Për pak ani de, sillen në përqafim të gëzuar

E prapë më pyesin ore Gjysh a vjen dita

Të e harrosh kurbetin me zemrën helmuar

Këtu e ke lahutën bashkë me çiftelinë

Ne kemi kitarën me piano e mandolinë

Djemtë e tu A-3, këngën e rokut e kanë nisë

Të gjithë ne këndojmë ta hjekim mërzinë

E prap po më pyet mbesa çka të tha hana

Po i thash me lot vere dorën tek Nerona

Vere dorën ke shpirti i sajë në trojet tona

Asnjë fjalë shqip, s’mund të i ikë nga goja.

Zemra qanë moj hanë, thashë unë në vaje

Dhemb e therr në shpirt, me dekada në jetë

E mora papandehur rrugën e kurbetit

Për të mos iu nënshtruar kurrë aparteidit.