Ky dhjetor-Fatbardha Budini


Fatbardha Budini

Dalngadalë po ikin dhe ditët e fundit të muajit të këtij fund Dhjetori.

Shumë njerëz u vranë e u masakruan dhe shumë sy të njerëzve i lotoi.

Krimi në familje tek njerëzit shumë sot po

përhapet.

A mendojnë ndonjëherë këta kriminel se si do të shpëtojnë nga mëkatet.

Diku vritet bashkëshortja para fëmijëve pa

mëshirë.

Diku vritet babai nga i biri tij pse nuk i dha lekë,për të blerë alcohol për të pirë.

Diku zhvillohen lufta vriten gra,burra,të rinj,të reja pleqë dhe fëmijë.

Po zhduket një popull i tërë dhe aspak kjo botë nuk do t’ia dijë.

Janë mbushur spitalet me foshnja,të rinj,të reja,të plagosur rëndë.

Rrugët janë mbushur me të vrarë në çdo rrugë e,në çdo vend.

Deri kur këta popuj,në këtë Tokë do të qëndrojnë kaq shumë indiferent.

Të lejojnë këta kriminel të pashpirt të zhdukin një popull të tërë.

Shumë njerëz qajnë se nuk kanë vila,makina luksoze dhe pasuri.

Në anën tjetër njerëzit nuk kanë për të ngrënë,nuk kanë shtëpi.

Prandaj le ti lutemi Zotit, të madhërueshëm të kemi jetë të gjatë dhe shëndet.

Të largojmë të keqen që nuk e dimë se nga kush dhe nga na vjen.

Autore:Fatbardha Budini.

Mund të jetë një imazh i muzg, eklips, horizont dhe re

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 57

Të gjitha reagimet:

1Donike Rrethej