Besnik Memelli
KY ËSHTË NËNTORI !
Ky është nëntori i kuq,
Me shekuj, ka që skuq,
E jo, me gjak tradhëtari.
S’mund, t’a ndryshojmë,
Se ai ka hyrë, në histori,
S’ka nevojë,t’a korrigjojmë,
Se çohen,heronjtë nga varri
Se vetë, rrethanat e sollën,
Me mund, djersë, dhe gjak,
Pavarsinë e lirinë e mbollën,
Për të lulëzuar, në çdo prak.
Ndaj sot, ne festojë lirinë,
Në sajë, të heroizmit të tyre,
Atdheun tonë, t’a lulëzojmë,
Kjo ishte dhe ëndrra e atyre.
Ky është, nëntori ynë i kuq,
Që bën thirrje, për bashkim,
E jo përçarje, si e kemi huq,
Begati atdheu,pret ti sjellim.
Besnik Memelli