Ky qenka njeriu!Zymer Mehani


Zymer Mehani
Ky qenka njeriu!

Prore thur vargjet e mia dhe melodinë e jetës ende e luaj
Rruga jonë shumë e gjatë është, por jeta është e shkurtër
E shikimet shpeshherë vetëm me një fjalë i kemi zgjatur
Edhe pikëllimin prej fjalës bërë e kemi, fare pa u matur

Edhe dashurinë si fjalën e kemi thyer, por jemi zhgënjyer
Në vend se të duhemi, jemi duke u urrryer, si ujq duke u shqyer
Maska jemi kah mbajmë në sy, përplot dyfytyrësi e dinakëri
Që të mbulojmë gënjeshtra, të palara, të zeza, pabesi

Tani kemi shumë fytyra, pesë, gjashtë, shtatë a tetë
Jemi hipokritë, s’e mohojmë, na duket gjë e lehtë
Prej fjalëve e krijuam dashurinë, miqësinë dhe besimin
Me fjalë dashurinë e shndërruam në urrejtje, ia dhamë dënimin

Dhe me fjalë si me plumba e vramë, porsi një bishë të tërbuar
E tash n’zemra kem plot vrer, urrejtje, jemi të zemëruar
Sepse gjithçka po duam që të jemi, këtë lirisht po e themi me gojë
Por vetëm njerëz s’po duam të mbesim, duam t’jemi tjetërsoj
Ky qenka njeriu i kohës sonë e s’shëmbëlleka fare me ata t’kohëve t’moçme