L.Luljeta-Suzana Rama


Këndi që krijohet është matematikor,

kur dy drejtëza bashkohen në një pikë,

s’di ç’magji ndjenë njerëzit promotorë,

që e vendosën gërmë brënda alfabetit.

Ndodh që të përfshin edhe Mendelejevi,

në tabelën e tij për elementin L- Luten,

që nga shekujt nga të parët e vëndit,

çfardo bime që çelte do ta quante lule.

Me evolucionin ja bashkuan jetës,

binom të bukur për këdo që e deshi,

kush me dëshirë e quajti Luljete,

kur vajzë lindi dhe zëmra i buzqeshi.

E kam dhe unë njé motër që shpirtit,

zëmrës dhe jetës sime m’i jep jetë,

më lidh gjaku që gëlon dejeve të trupit,

i fillon emri me L dhe quhet Luljete.

Unë do ta dua sa të kem jetë….

Suzana Rama