Labëria ime-Godo Mehmetaj


Emri yt moj Labëri

më jep forcë e më jep nder

je për mua frymëzim

je thesari me shumë vlerë

Labëri moj ballë ndritur

e larë me ujë bore

vure gjoksin cdo stuhie

durove plagët që more

Dhe malet supe më supe

ngjeshur si gjerdan në këmbë

grykave bien longaret

përcjellën tinguj e këngë

Për ty do këndij për herë

dhe s,ngopen me ligjërime

të ngjiten këngët te retë

për ty Labëria ime

Nga Godo Mehmetaj,