Labëria ime ty te kam ndërmend-Godo Mehmetaj


Gershetova vargje

dhe ti bera kenge,

Laberia ime

ty te kam ndermend.

Me perzune hallet

syri me perlotet ,

ika per pak vite

dhe nuk po vij dot.

Laberi moj zonje

me malet kurore,

fshatrat radhe radhe

faqen lare me bore.

Laberi moj Nene,

me vargjet e kenges,

me to i sheroj

dhe plaget e zemres.

Aty ku u rrita

ika kalamak ,

vitet rrokullisen

nga ti mbeta larg….