Labëria…Maksi Luçi


Mora një udhë malluar

Andej nga viset e mia

Malli më kish përveluar

Të dilja nga Labëria…

Atje ku këndohet labçe
Ku jeshilon dhe vet natyra
Ku daveti bëhet fshaçe
Plot shëndet skuqur fytyra…

Ku fryn flladi ne ato maja
Mbushen mushkritë me frymë
Ah frymën aty ta ndalja
Mbi petalet mbushur brymë…

Ku zgjuhet ëmbël mëngjesi
Nga çokane bagetie
Kur ndryshe këndon kendezi
Ah moj aromë e dashur Labërie…