Laçi Nazif-GJYSHI IM MEDITON !-


Laçi Nazif

GJYSHI IM MEDITON !

Në ball të oxhakut me çibukun e dhezur e ngrehte tymin e duhanit thell dhe ofshante…Eh..more nipa dhe mbesat e mia… Për rreth ti ishim: Nipat dhe mbesat që kishim hap gojën dhe hap veshët duke dëgjuar gjyshin plak. Ju, nipa dhe mbesa dëgjoni, ne kemi vuajtur shumë dhe kaluar kohëra të vështira. Kur, ishte turku që na robroi mbi 500 vite, pastaj erdhi Serbia e parë, 1912 na masakroi dhe djegi deri në palcë. Erdhi Bullgari i Parë, na vrau, internoi dhe plaçkiti, pastaj, ishte Lufta e Parë Botërore, ku pati skamje dhe mjerim të madhë. Më 1918 erdhi përsëri Serbia e Dytë, masakroi, dëboi, dhunoi dhe plaqkiti popullin tonë deri në çarosje, nuk kishim shkolla, çdo gjë ishte e ndaluar për ne. Eh, more nipa dhe mbesa të mi, erdhi Bulgari i Dytë,1941, na varfëroi, internoi dhe plaçkiti çdo gjë që kishim. Pas, Luftës së Dytë Botërore shumë burra të familjeve shqiptare u zhdukën nga kriminelët partizano-serb, në Drenicë, Kitkë, Preshevë, Guri i Zi, Tivar,Dugagjin, Llap etj. Kombi ynë kishte shumë trima që luftuan për atdheun: Gjergj Kastrioti, Ismajl Qemajli, Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Çerçiz Topulli, Adem Jashari, Ibrahim Rugova, Hoxhë Jonuzi e shumë trima të tjerë Tani, përjetuam gjenocidin e çetnikëve serb më 1998-1999. Kosova u çlirua fal Ushtrisë Çlirimtare dhe përkrajen e Natos. Qe 23 vite në liri, akoma kemi shumë gjëra pa i bërë, ju mësoni, duheni mes veti pa hile dhe duane Flamurin dhe atdheun, se ndryshe ju mallkon perendia

About Post Author