Nazif Laçi :Orë letrare në Smirë


Në pranverën e vitit 1991 në Moravë të Epërme për herë të parë është mbajtur një tubim i madh në Shkollën ,, Ganimete Tërbeshi ”, tash,, Dëshmorët e 5 Prillit ” në Smirë.
Në konsultim me Kryetarin e atëherëshme të degës së LDK në Viti Ramadan Musliun dhe ish drejtorin e shkollës së Smirës Nazif Laçin, ishte planifikur që të mbahet një tubim në emër të orës letrare kushtuar 100 vjetorit të vdekjës së shkrimtarit Naim Frashërit. Ky ishte një organizim ikur ballafaqimit me okupatorin serb. Stafi i shkollës s’bashku me rininë e fshatit Smirë kishte bërë përgatitje të duhura me program kulturo-argëtues. Rinia e fshtit në krye me Emrush Azizin kishin përgatitur dramën ,, Burri burrë ”, pastaj artistët smiras luajtën ,, Vallën e demonstratave ” etj. Në këtë tubim marrin pjesë udhëheqësit më të lartë të LDK-së, siç ishin: Jusuf Buxhovi, Milazim Krasniqi, Teki Dërvishi, Ramadan Musliu. Nga Maqedonia morën pjesë Sami Ibrahimi, nënkryetar i ,, Prosperitetit ”, Ismet Ramadani, deputet në Kuvendin e Maqedonisë etj. Programin dhe fjalimet antiserbe në këtë tubim i përcjollën me qindra pjesëmarrës, jo vetëm nga Smira, por edhe nga fshatrat e tjera të Vitisë. Programi i përgatitur nga shkolla dhe rinia është shfaqur tri herë, bile herën e tretë është shfaqur vetëm për gratë smirase.

About Post Author