Ladi Çipa

Lotonin sytë e tu
***
Mbrëmë,
Të pashë në ëndër.
Nuk e di, përse
Nuk e di, për çfarë.
Mos më pyet.
Bie shi.
S’i përherë …
Të putha
Dhe ish’ herë e parë
Këtë e mban mend,
Më thuaj,
E mban mend, k’të vallë ?
Si sot
Binte shi,
Binte shi ujëvarë…
E megjithatë,
T’i fshija unë sytë
E s’dija për çfarë.
Lotoje
Dhe shkonin autobuzat
Shkonin pa të marrë.
Taksi, nuk kish atëherë.
Këtë, ti e di
Më thoshje shpesh, jo rrallë…
“Mjaftojnë dy pika shiu
Në buzë të ndizet mall
Uroj unë, bashkë të mbesim
Mos vdesim ne të ndarë”
Në dy shtete sot,
Të huaj
Ne,
Shqiptarë!
Lotonin, dy sytë e tu
Lotonin s’i ujëvarë…