Lahurbardha:Ismet Tahiraj 


Ismet TAHIRAJ 

LAHURBARDHA  

Laurhardha si do unë 

Mund të ulem në  

Pushin erëkëdshëm të lajthive 

Dhe të sodit lojën e ketrushëve 

Akrobateve  zuzar. 

Në Bulec më tej  hej metej 

Shtrihen arat  më luledielli 

Që ishin dikur të kooprativës 

Të verdhet e tyre oh të verdhet kah dielli 

Më ngjante në tyl të maramës tënde 

Si shtati yt I gjatë ,ashtu të gjatë e kishin trupin 

Dhe arat e zeza ,oh si pikat e tuaj në duar dhe qaf’ 

Madje ,madje një bludë për ty e mbushja derdhëza dhe qershi 

Nën dardhën sumbullore atje  breg  malishte  ku ishte qetësi. 

Dhe në te bunari I çobanëve etjet I shuarim  më hurbe hurba ,si në 

Ndonjë shkretirë 

Pastaj , po pastaj  të puthja gushën dhe dorën në gjinjtë. 

Fluturonim  më  erën e shiut , pë bereqetin ardhshëm siç  

Thoshte një herë një urtë bari. 

Buleci asdiset dhe  gjelbërohet    të mahnitë 

medalion që shpirtin ta  rritë….