Lajkatari-Bilbil Murataj


Kur ke një hall,

Bën sikur të do shumë,

Sa të hedhësh hallin,

Thua “s’isha unë”

@

Kur ke një hall,

Shumë lajka bën,

Sa të hedhësh hallin,

Nuk lënë llaf pa thënë

@

Kur sharra të ngec

Në gozhdën e vjetër,

Më harron mua,

Hidhesh tek një tjetër

@

U gdhi, u ngrys,

Lidhur pas interesit,

S’të ndahesh nga mbrapa,

Si rrodhja pas thesit

@

Lëpin pas njerit,

Lëpin pas tjetrit,

Sa lë të riun,

I qepesh të vjetrit

@

Edhe me të vjetrin

Bën të njëjtën gjë,

Sa të hedhësh hallin

Dhe nuk e njeh më

@

E kështu vazhdon

Gjithë jetën tënde,

Sa të hedhësh hallin,

Del edhe shet mëndje

@

Të vërtetën s’e the,

Sikur dhe njëherë,

Asnjëherë nuk jep,

Por vetëm të merr

@

Kafenë e jep

Vetëm me interes,

Kur nuk ke nevojë,

Nuk thua as “Mirmëngjes”

@

Vete edhe futesh

Kudo nëpër zyra,

Lëpihesh pas çdonjerit

Dhe s’të skuqet fytyra

@

Disa njerëz sot

Veç kështu veprojnë,

Lëpihen për hallin,

Pastaj të kafshojnë …