Lamit-Fatmir R Gjata


Po qajnë guguftutë,

me krahët e vrarë

Vdiq njeri i mirë,

vdiq një këpucar.

Një jetë duke ecur,

qep e shqep këpucë

Në vapë e në pluhur,

në baltë edhe llucë.

O ëngjëjt në qiell,

ma mbani në mes

Ish djalë i shkëlqyer,

djal’i Myzeqesë.

La fushat me grurë,

shtëpinë me kavakë

Oborrin e bukur,

ku mbinin zambakë.

Shkoi me buzëqeshje

të shpërndarë mbi dhe

Por shpirt i ndriçuar,

do të mbesë me ne.

Fatmir R Gjata

Mund të jetë një imazh i 1 person