“Lamtumirë e vetmuar” përkthyer nga IRMA KURTI


“Lamtumirë e vetmuar” përkthyer nga IRMA KURTI

Lamtumirë e vetmuar

Për ata që, kudo të ndodhen, vdesin të vetmuar

E ftohtë dhoma,
mureve të bardha
dëgjohet vetëm
jehona e vetmisë.
Asnjë fjalë e ëmbël tani,
asnjë përqafim i ngrohtë,
vetëm koha,
një rubinet që rrjedh
me ritëm të shpejtë.
Askush në portë s’troket,
askënd ti nuk pret,
askënd, përveç vdekjes.

Germain Droogenbroodt

Përktheu në shqip: IRMA KURTI

Fotografia: BIAGIO FORTINI

About Post Author