Lamtumirë Linditë, mbretëreshë e poezisë!Nehas Sopaj


Kanë fryrë erëra nga më të ndryshmet, por kjo e mbrëmshmja që të rrëmbeu ty Linditë, na la pa fjalë të të gjithëve që të kemi njohur: ti tash po prek amshimin.

Para dy ditësh kur u dëgjova me Xhabirin, babin tënd dhe shokun tim, unë as u kushtova vëmendje fjalëve të tij për ty dhe hallin tënd, sepse mendoja se ti gjithmonë u sfidoje të gjitha lëngatave. Por ofshe, e paskam patur gabim, sepse Ty po të thërriste Zëri i Vërtetë që Njeriu e Dëgjon Vetëm një Herë!

Sot kur po ndahemi prej teje dhe ti po i bashkangjitesh vëllaut tënd, Luranit, shko tako Silvanën, Fadilin dhe engjujt e tjerë që ikën, prite Dorën e Bardhë të të Vërtetës, priti hiret e Hyjit të ta përkundin shpirtin, të ta zbardhin Ditën e Madhe të Dashurisë, shko dhe përzihu me Dritën. Se, ti je vetë Drita!

Lamtumirë, Linditë!