Lamtumirë vitet e mia!Laureta Malaj


Laureta Malaj

Lamtumirë vitet e mia

që po ikni dalëngadalë.

Çdo vit në ditëlindjen time

unë filloj dhe zbres një shkallë.

Lamtumirë vitet e mia

që s’munda t’ju mbaja dot!

Tani me sjell nostalgji

dhe nga sytë rrëshqasin lot!

Lamtumirë vitet e mia

që ishit me mua pranë .

Çdo të mirë edhe të keqe

të dyja ,ne bashkë i ndam !

Lamtumirë vitet e mia,

s’ma bën zemra që ta them!

Sepse jeta është e shkurtër

dhe e nesërmja të gënjen!