“Lamtumirë”


Armela Drapi 

“Lamtumirë”

Lamtumirë…

Ty që të doja

Lamtumirë…

Ndjenjës sime që ishte krijuar për ty

Lamtumirë…

Ty që mendoja se më doje

Lamtumirë…

Çdo ditë që prisja të më takoje

Lamtumirë…

Çdo rrahje zemre kur ti u përmendje

Lamtumirë…

Ty që një tjetër përqafove

Lamtumirë…

Ty që dikujt tjetër i the se e doje

Lamtumirë…

Çdo moment që doja të të kisha pranë

Lamtumirë…

Sepse me ty do isha një e pafat

Lamtumirë…

Ty që largohesh e më pas rikthehesh

Lamtumirë…

Çdo mendim i imi që ty të imagjinoja

Lamtumirë…

Ty për çdo herë që më ke mashtruar.

Lamtumirë…

Për çdo herë që refuzon për të qenë me mua

Lamtumirë…

Uroj që çdo herë të jesh mirë.

About Post Author