Landa Molishti: Nëse vërtet po “mendoni” për këtë popull?!


NËSE VËRTET PO “MENDONI” PËR KËTË POPULL?!
(Ribotim)

(Skicë proteste,-aktuale)

Nëse ju qeveritarë, vërtet po “mendoni” për këtë popull, pse turpet dhe krimet; rreth nesh çdo ditë, po hedhin valle?!

Nëse vërtet po “mendoni” për popull, pse njerëzit po jetojnë me frikë nga hajnat, mafiozët e sojnikë të tyre; sot të ndihen të pasigurt, vallë çfarë i pret e nesërmja?!
A po na thoni:
Nëse ju, vërtet po “mendoni” për popull,
Pse po lejohen monstrat me damka të livadhisin në vendin tonë; si në livadh të shkretë?!
Pse prej jush shpërblehen, me pak muaj apo vite “dënime” me burg?!
Pastaj, kur dalin në liri, nuk po i sistemoni, kontrolloni, nuk po i punësoni; ashtu edhe ata/ato i shpëtoni, bashkë me viktimat e tyre; pse ju po bëni lëshime gjyqësore me vendime mortore?!

Pastaj, monstrat si në filmat horror, po i privojnë nga jeta breznitë tona; fëmijë, të rinj, burra e gra, pleq e plakat?!

Nëse ju, vërtet po “mendoni” për popull, a mund të na thoni “O të uruar,” nga pakujdesitë dhe dobësitë tuaja: sa krime si kjo e pionier ëngjëll Mateut; madje kishim tragjedi edhe më të tmerrshme se kjo ; kur në një katund, u vranë 9 veta nga një lagje e shkretë; vetëm brenda ca minutash?!

-Sa plagë keni hapur në zemrat e nënave shamizeza shqiptare të cilat jetojnë si të gjalla; vērtet gjallërojnë si të vdekura…
A mendoni sê paku një sek, se, ju jeni shkaktarët kryesorê që, fëmijët e shpirtit, monstrat ua morën.
Nëse ju, vërtet po “mendoni” për popull, pse i mbyllni sytë para drejtêsisë së plagosur për vdekje, nga shkelësit edhe të atyre ligjeve qê, ju paskeni nxjerrë, si ligje të drejta e të posaçme, për popullin.

Nëse ju, vërtet po “mendoni” për popull,
a mund të na thoni, së paku një të vërtetë të hidhur pēr ne: pse kaq pamëshirshëm e degdisët rininë, brezin më vital dhe më të duhur për atdheun, rrugëve të botës nĕ mërgim ?!
Sa mirë po mendoni për (figurë) botën të strehoni?!
Po për popullin pse nuk mendoni që nuk ha dot kafshatën e bukës?!
Pensionistët nuk po blejnë dot as ilaçet….
A e dini ju mor znj e ztr, pushtetarë dhe opozitarë, “demokratë” dhe “socialistê” e të tjerë se, mijëra mërgimtarē dhe mërgimtare shqiptarë dhe shqiptare po treten, po plagosen, po vriten, po dhunohen, po burgosen rrugëve dhe burgjeve të vendeve mike dhe armike, vetëm për mbijetesë?!!!

-E ju, me djersën dhe gjakun e popullit po bëni jetë luksoze, po talleni, duke u pasuruar jo me djersën tuaj, por krejt paligjshēm: me mashtrime, turpe dhe krime?!…
Nëse ju, vërtet”mendoni”për këtë popull të mençur, trim, puntorë, që ju me cinizma po e keqpërdorni, jo si njerëz, por vetëm si mall dhe numera po e trajtoni;për votat tuaja, në çdo afatizim,
zgjedhjesh;gaboheni?!
Pse ia ulët vlerat, ia keqpërdorët besimin; ia plagosët krenarinë kombëtare, e keni katandisur si mos më keq kĕto 30 vite, “demo-kraci” më shumë se gjysmën e popullsisë e keni tĕ revoltuar dhe në lypsarë?!..
Ikni nga kolltuqet që i keni kapur me
mashtrime e me dhunë, lërni shqipot dhe shqiponjat të marrin frymë, lirishëm, tĕ jetojnë me punë, me çlirim, të kenë siguri në rrugë, në lagje dhe në shtëpi; breznitë tona,të gëzojnë nder e lavdi në atdheun tonë të bukur, boll e keni sfilitur.

About Post Author