Lapidar-Seti Pezaku Vladi


Mbrëmja u mbulua me krisma bataréshë

rrethuar me psherëtimat e hënës,

nga kreshtat të zbritën supet e maleve,

me orteqe elegjishë e lotët e nënës.

Me këngën e maliherit hedhur mbi supe,

me shqipen e gdhendur në gjoksin zjarr,

të dyja së bashku me ty përqafuar,

terrin e natës do ndrisësh dhe në varr.

Lapidar të larë me vesë ujëvarash

të ktheu atdheu në simbol trimërie,

mes flakësh e zjarresh si lisi vigan

mbi shkëmbin meteor promete lirie.

Logu i thau krojet e lotëve,

pranvera të priti me kurora në duar,

mëngjeset sa herë tek porta trokasin,

del e të puth nëna nga lotët verbuar.

Dielli kur shkrep mbi maja malesh

mbi ballin tënd flamur ai bien,

për dore të merr me rrezet ngarkuar,

fushave grunore lulëkuqe të kthen.

@seti pezaku vladi

Mund të jetë një imazh i monument dhe bar

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 226

Të gjitha reagimet:

6Angjelina Gjeka Murtezi, Artemisi Gjini dhe 4 të tjerë