Selman Hysi

Lapidari i nje kufitari qe u vra ne kufi pa u kthyer ne shtepi!
*
Viti 1971,dhjetor,qyteti Shkoder..
Mengjes,me disa shoke hyme ne ndertesen e “Kafe e Madhe” ne qender qytetit Shkoder,perballe ish Godines te Turizmit vjeter..
Sa futej brenda,nje ambjent i ngrohte,i paster,me nje sherbim te kualifikuar (nuk di sot ne vitin 2024 fytyren e saj te vertete!)
Kamariera,nje vajze e shkathet,e bukur mori porosine dhe u largua..
Sa po le godinen e Kafes se Madhe…ne te majt,del lulishtja ne qender te Qytetit, te ze syri monumentin 5 Heronjet e Vigut qe pas ardhjes te demokracise,Jozefina Topalli i syrgjynosi tutje nga Zalli i Kirit..kurse lulishten ja zuri vendin nje ndertese e madhe e besimit fetar,ndertuar nga Qeveria turke..
Kthemi ne te djathet…para syve na shfaqet Ndertesa e Shtepise se Oficerave..
Kalojme ne te majte te bulevardit dhe i afrohemi godines te DPB Shkoder,…porta me hekur e levizshme per hyrjen e daljen e automjeteve,kurse ne te djathtë sherbimi 24 oresh i Oficerit te rojes…
Sa hyne ne oborr,te bie ne sy “ndarja” e godines,ne te djathte zyrat e komandes se kufirit dhe Mbrapavies,kurse ne te majte, Zyra e Sekretarit Kom.Partise Deges dhe punonjesve te sigurimit shtetit…
Ne mes tyre,nje godine njekateshe e tejzgjatur..Burgu.!
Mbrapa godines se kuadrove te sigurimit Shtetit,kati i dyte,ndodhej salla e mbledhjeve,ngjitja e se ciles behej me shkalle…
Nje salle ku beheshin mbledhjet e punonjesve te ketij Institucioni,ne
ishim vetem 8 vete,qe prisnim te merrnim detyren per ne kufi..
Komandanti Balationit Kufirit Rep.298,Nikolla Shkurti, hyri ne Salle dhe me nje autoritet te padiskutueshem u ul ne tribune i shoqeruar nga Shefi i Kuader Organizimit Belul Shabani nga rrethi Vlores,nje kuader strikt ne detyre…
Pas emerimit,se bashku me nje shok mbasi kaluam uren e hekurt dhe te shtruar me derrasa te Liqenit Shkodres (ende eshte prezent),e pasi lame ne te djathte Thertoren(rruga që të çonë në Shirokë),u drejtuam per ne posten Kufitare Moriqan,ne kembe…
Aty nga ora 19.00,bashke me nje ushtar te postes kufitare Moriqan dualem me sherbim ne te majte te sektorit kufirit qe te nxirrte ne afersi te Lumit Buna,pak metra na dante kufiri me Malin e Zi,ku kufiri tokësore i Moriqanit, Vidhgar e deri në Zogaj,ishte me pengesë elektrosinjalizuese..
Ai me tregoje nje makine tip zis te akomonduar dhe dy fenere te fuqishem ku makina ndizesh me orar te caktuar gjate nates, e qe kontrollonin gjithe vijen kufitare ujore te Lumit Buna nga Samrishti,Rrushkull,…etj dhe ne drejtim te Postes Kufitare Vidhgar deri ne lartesine e Malit,kufi me posten Kufitare Zogaj..
Nje lunder e vjeter,qe paguhesh nga shteti i asaj kohe,trasportonte njerezit nga nje breg ne tjetrin te Lumit Buna,pa pagese,ndermjet Moriqanit dhe fshatit Samrisht..
Ishja vetem,mora drejtimin e argjinatures per te arritur ne posten kufitare Rrushkull…
Sa bera gati 500 metra para u shfaq pika e vrojtimit e siguruar me ushtar qe vrojtonin vijen e kufirt Ujor nga mengjesi ne mbremje!
Posht pikes se vrejtimit ishte nje Lapidar me emrin e nje kufitari te rene ne krye te detyres dhe Ai ishte Myzafer Lipellari ….
Historia:
Myzafer Lipellari,si te gjithe ushtaret e vitit qe kishin plotesuar kohen e sherbimit te detyrueshem prisni qe ne mengjes te largoheshin per ne Shkoder,e me andej per tu gjetur prane familjes se tyre aty nga viti 1956(?).
Por ate nate,qe ishte dhe fatale per jeten e tij,ai zvendedoje nje ushtar te semure,dhe per mos ta lene kufirin bosh,u fut ne perberje te njesitit kufitar,sepse sipas historikut te asaj poste,kishte te dhena se nje bande e armatosur do te kalonte kufirin ne mesante,aty ku ndajet vija kufitare imagjinare ne lumin Buna mes Moriqanit dhe Rrushkullit..
Dhe ndodhi,…thirrja “Ndal!” e ketij kufitari beri qe banda te sulmonte me granate….aty mbeti i vare,aty deri gjakun kufitari ne moshen e rinise,ende pa perqafuar prinderit,gruan…dhe ky ishte Deshmori Myzafer Lipellari..
Ne cdo 25 Prill,date qe shenonte krijimin e Forcave te Kufirit me 25 prill 1945,e deri ne fund te viteve 1989,kjo date eshte kujtuar e festuar nga kufitaret dhe banoret e atyre zonave…
Por gjaku i shume kufitareve te rene ne kufi,qe nise nga provakacionet e 2 Gushtit 1949 ku monarko fashistet greke sulmuan Shqiperine ku ngelen te vrare 300 trupa te pushtuese,eshte harruar sepse keshtu ua do puna sot atyre qe qeverisin vendin per 35 vjet..
Nje oficer,qe gjithe punes se tij ja kushtoje kufirit, si zbatues e me vone si drejtues ne Batalionin e kufirit Kukes,qe ne ate kohe ishte nje nga kuadrot “me i emancipuar”, qe organizonte me perkushtrim te madh festen e kufirit,ku shume here sillte dhe familjet e kufitareve te rene ne krye te detyres,sot Ai shkruan bukur e me zell artikujt te ndryshem ne gazeten “Telegraf” si njeriu i Letrave, si per UÇK-ne…deri dhe per Malin e Pashtrikut e Lisat e Gjate,…por zeri i tij “eshte shuar” ku vjene puna te flase per gjakun e derdhur ne kufi,mbi te cilen sote ai merre pension si gjithe ushtarakt e tjere qe i kane sherbyer drejtepersedrejti forcave te kufirit, per te cilen duhet te jemi krenar per punen dhe detyren..
Ju sot kini sy te shikoni se ne çfare gjendje eshte ruajtia e kufirit shteteror ndermjet shteve fqinje..
Mire eshte mos te fshihemi mbas gishtit te dores,por te jemi trasparanet per detyren qe kemi kryer.!
Fier,02 Gusht 2025!
Autor :S. Hysi.