Lapsi i vjetër-Vilson Mersinllari


—————-

Disa fletore të vjetëra,gjej në sirtar

me kapakë të verdhë,njëra anë e shqyer

i shikoj një nga një,dhe në dorë i marr

në një fletore gjej,një laps majë thyer.

Menjëherë ky laps,në kohë më ktheu

i vogël kishte mbetur,ky lapsi i mirë

kujtimet e para,në kokë mi mbërtheu

bashkë me të,shumë netë kemi gëdhirë.

Marr lapsin në dorë,me thikë po e mpre

nuk e shikoj si relike,por me një sy tjetër

përsëri lapsin unë,në mes fletoreve e le

e kam pasur shokun tim,e kam shok të vjetër.