Larask e mbuluar me gjethe vjeshte-Ardian Muça


Tani e mbulon ashtin me gjethe vjeshte.

Me uturimën e kujtimeve,ngre orteqe.

Kur i zinim thëllëzat,ulnin kokën në heshtje.

“Pupthi hidheshin sorkadhet,në leqe..!

*

Lumin e rinisë,zajet i’a kaluam mbi vaun.

Sa gracka ngritëm,s’i gjahtarë të sprovuar..?!

Këmba-këmbës e ndoqëm me zagar gjahun.

Dhe s’u kthyem duarbosh,po shpinë ngarkuar..!

*

Kujtoj disa puplarëna e disa të gjakosura,

Pasi i lanim te burimi,i piqnim tek rrasa.

Të mbyste arom e thëllëzave t’ë dhjamosura

Lëpihej dielli,:”dua pak dhe unë se plasa”!..

*

Shpirti i uritur,nxirrte dufma nga lukthi.

Pushpuriste puplat e donte t’ikte thëllëza.

Sorkadhja e rënë në çark hidhej pupthi.

Në pjalm e nektarë,lëpinim buz’ e gjëza.

*

Tani pllajën e mbretëron acari në heshtje.

S’ka shpirtdjegura,t’mbulojnë himenin me lapa..

Ndonjë laraskë e ngre folenë me gjethe vjeshte.

Sorrat krehin heshtjen e pyllit,që e përvëloj vapa..!

[Copyright Ardian Muça]