Larg asaj!Myzafer Ejupi


Dua të iki, larg, shumë larg, aq larg sa mos të trazohet zemra ime, qoftë kur ndjej kaq afër prezencën tënde qoftë edhe kur s’je afër meje, mos të dëgjoj zërin tënd të ëmbël, e mos ti shikoj ata sy të bukur që më verbuan së besuari në një dashuri të fortë, kur më sheh duke nxituar, mos mendo se do të të harroj ndonjëherë, kujto që po ia mbathi nga emocionet që po mi jep fytyra jote plotë energji dhe jetë brenda teje!