Autori :Fali Ndreka
Itali
Përpjekur,
As zhytur,
as djegur.
Errësirën kam
braktisur,
Pa frikë,
tej e kam
hedhur.
Errsirën
e shtrydhë,
E ndrydhë,
E godas.
Se lë të bërtasë.
Në një qoshe
mbetet vetëm,
Larg meje tretur.
Si e vdekur.
Unë ndjekë njohuritë,
Që me ngrohin zemren
dhe më hapin sytë.
Më japin shpresë,
dhe shtojnë energjitë,
Në brazdat e mia,
Mbjell dashurinë,
Ajo celë lule
plot bukuri,
Me frutat e sajë
Përgatis gosti,
Në syrin tim,
mblidhen,
vallëzojnë,
gjithë kaltërsitë.
Si kurorë e argjëndi
Stolisin mirësitë.
Gjithmonë dijes
unë i rri pranë,
I qëndroj besnik
Me të mik jamë.
Në të unë qëndroj,
Nga thellësitë e sajë
Unë përfitoj.
C’mpihem,
Me të
shkrifem,
Clodhem,
Ngrihem,
Kurr nuk
rrëzohem,
Forcohem ,
Sepse mësoj
rrugët e fitores,
Që të japin
gjithcka të vërtetë,
Dritë dhe jetë.
Kështu
mbledh forcën
dhe energjitë,
Që të shkatërrojë
kështjellën e errët
të ligësisë.
Ku brenda sajë
dëgjohen,
gulcimat
Dhe rënkimet
e mundjes,
Të rraskapitjes,
nga frika
e drejtësisë,
dhe tmerri
i humbjes,
Aty prap
ajo është,
Ekziston,
Rënkon,
Shtiret si
gjarpëri,
Hidhet,
Përdridhet,
Kërkon
të fshihet,
Të mashtrojë
Pastaj
të sulmojë,
Gulcon.
Gulcon.
Pastaj bën
një zhurmë.
Duket sikur
iku.
Dhe unë
kështu,
e lë.
Por nga
shpirti e përzë.
Se harroj.
Largohem
Mbrohem.
Guxoj.
Fitoj
Rrugëtoj
Në përflakjen e
agimeve të arta.
Ngjitem lartësive,
dhe bëhem me flatra.