Larg nga zhurma e qytetit!Godo Mehmetaj


Larg nga zhurma e qytetit!

U larguam deri vonë

jashtë nga zhurma e qytetit

dorë për dore kapur fortë

përkëdhelnim njeri tjetrin.

Era na freskonte ballin

deti gjerë në pafundësi

hëna na ndriçonte rrugën

natën vonë deri në agim.

Dallgët afroheshin pranë

mbizotëronte një qetësi

pa pritur mbështete kokën

ishim vetëm unë dhe ti.

Sa ishim të dashuruar

më thoshte se kishe ftohtë

un të hodha xhaketën time

të mbulova të mbaj ngrohta.