Larg njëri tjetrit-Zymer H.Haliti


LARG NJËRI TJETRIT

Nga larg të imagjinoj të bukur
ashtu si zanat e malit ti ndritë
nuk e di se në ç’vend je strukur
nuk e di tash kë je duke pritë…!?

Për ty thonë se jeton e lumtur
mes luleve të çelura trëndafile
s’di u largove a të kam humbur
por e kujtoj ditën kur ti nuk ishe.

Do të ruaj kujtimet e bukura me ty
kur mbrëmjeve shëtisnim qytetit
asnjëherë s’do harroj ata dy sy…
që të vezullonin si dritat e ylberit

Pranverat do të vijnë e shkojnë
si akrepat e orës s’do të ndalen
tani larg nga njeri-tjetri jetojmë
s’di ,ato gabimet a do të falen!?

Zymer H.Haliti