Me mall zemre po të shkruaj,
larg prej teje i braktisur!…
Sy përlotur unë po vuaj,
Vjeshtë e djegur gjethe vyshkur!
Zemrën lash në brengën tënde,
prej atje ku ngrysej dita!
Dhe me këngën që hartova,
në shkreti veten e mbylla!
Unë nuk desha larg prej teje,
këtë shpesh e kam menduar!
Të jetoj si në përrallë,
porsi lumi gjarpëruar!…
Dëshpëruar kupën mbusha,
ta provoj, jo s’mund ta coj!
Më beso moj mike e dashur,
në mjerim i mjeri rroj!!!…
Kujtimet që ruaj në zemër,
pa mëshirë ato më vrasin!…
Hënë e verdhë më rri e ngysur,
ç’ka të bëj me mu të ngatin?
Mirë e di do marrësh udhët,
nëpër natë ku shfrynë murlani!
Me shpirt djegur përvëluar,
do më gjesh ngrirë prej së gjalli!
Dhe sa mund ti do më puthësh,
n’fllakën tëndë do të digjem!…
Me krahët tu do më pushtosh,
nëpër yje qiellit ndrisim!
