Lart ne mal le te jem vetem-Godo Mehmetaj


LART NE MAL LE TE JEM VETEM

Lart ne mal le te jem vetem

atje dua te jetoj

ku syri me shikon larg

sdua zhurem te degjoj

Atje ku rrijne rete ngarkuar

ku me fjale njeri ste vret

te bej miqesi me ujqerit

te jem larg nga lehin qente

Le te rri me gojen mbyllur

sa me large botes me fjale

te me bjene veshet qetesi

jo te them pa faj me fal

Te flas vec me poezine

me ndonje te bukur varg

te jetoj me shpirt te lire

te me zere gjumi rehat