Lash dhe mora mallin me vete-Besa Januzi-Rexhepi


Sot u nisa po shkoj në mërgim

Atje larg më presin fëmijët e mi

Malli shumë më mori për ta

malli më ndjek nga pas!

Mora dhimbjen dhe mallin me vete, mora gëzimin e lumturinë

Kujtime të ëmbla e të hidhura

Kështu më shoqëron jeta ime.

Lindjet dhe përendimet e diellit

i shijova me nostalgji, mall e dashuri

Takimet mes miqësh e dashamirë,

Koha kalonte shpejt pa e vëre

Lamtumirë e dashura motër

ty të smuer rënd po të lë

Koka mbrapa më ka mbetur

Si ta shuaj mallin kur ty nuk të shoh?

Smundja jote më lëndoi shumë

te ti shpirti më ka mbetur

Sa herë të vizitova lotët i msheha

Mendja te ti o shpirt më rri!!!

Lamtumirë shtëpia ime

shumë kujtime këtu i pata

të bukura, të gëzuara, të hidhura

Këtu lindi dhe lulëzoi familja ime.

Shpejt kaloi ky pushim

në këtë vend të bukur shumë

Lamtumirë motër e vëlla

Si gjithmonë me lot në sy

mirë u pafshim verën tjetër!!!

Besa Januzi-Rexhepi

gusht 17-2023

Michigan