Lavdi gjakut që ju dhatë-Maksi Luci


Lavdi gjakut që ju dhatë

Djem dhe vajza por si drita

Se për Atdhe tuaj ratë

Ndryshe nuk vinte liria…

Djem dhe vajza Shqipërie

Gjakun e paçit hallall

Në altar të kësaj lirie

Ju kemi të gjithë të gjallë.

Hallal qoftë gjaku juaj

Mbi të çelën trëndafila

Nuk kish vënd për të huaj

Është e jona Shqipëria…

Hallall lufta e hallall gjaku

Ah moj nēna shamizeza

Që i prisnit bijtë tek pragu

Lavdi mbuluar në breza…