Lavdi heronjve e dëshmorëve-Suzana Rama


Kujtohen sot dhe bijat dhe bijtë,

mbi krye ju rri kurora e lavdisë,

në apel thirren emër për emër,

mbi krye valvitet flamuri i lirisë,

Kujtohen sot ato ditë të lavdishme,

i madh dhe i vogël njësoj si atëherë,

ju ndrit në fytyrë, gëzimi i kësaj dite,

që është e mbuluar me lavdi e nder.

Dhe ja tek ngrihet në shtizë flamuri,

nga hymni ynë kombëtar i shoqëruar,

të gjithë në këmbë dhe djali dhe burri,

tek gjithsecili gjen një Adem Jashar.

Për këtë ditë sublime të veçantë, krenarë,

që historia e shkruajti me të artat gërma,

mësoi bota se egzistojmë edhe një herë,

për shqiptarin më e ëmbël balta se mjalta.

Gëzuar shqiptari festën e pavarsisë,

do të vinte kjo ditë, robëria s’durohet,

shqiptari rritet me bëmat e historisë,

dhe e di mirë që liria nuk i dhurohet.

Gëzuar Kosovë, ditën e pavarsisë,

që çdo ditë e më shumë konsolidohet,

po u desh sërish do të jemi në këmbë,

se për liri e Atdhe jeta sërish flijohet.