Lavdije Karrametaj Zalli-Mashkull


  · 

MASHKULL

Mashkull

Femna asht aja gru që t’pruni n’jet,

Aja që për nant muaj t’ushqej me frymen e saj,

Me gjakun e saj, t’dha t’pamin e syve t’saj,

Që ti me dallu driten nga errsina, t’dha jet nga jeta e saj,

Tuj t’ushqy, me palcen e kocave t’saj t’etun.

Mashkull

Femna asht aja gru që për nji jet,

Luftoj me forcen e shpirtit për t’mbrojt,

Nga errsina e ksaj bote të çmendin dhe katile.

Bot që asht lidhun ny me frigen tande,

Dobsi e jotja, per me ken ma i madh se zotnat.

Mashkull

Femen jam edhe un, jam bija e dikujt,

motra e vllaznive, nan e fmive t’mi,

E dua jeten mashkull, por jo si e don ti,

E dua pa dhun, pa gjak, pa hakmarrje,

Kam nevoj për mbrojtjen tande, dhe pak dashni!

Mashkull

Në ditët ndërkombëtare kundër dhunës ndaj nënave, motrave, bijave tona!

About Post Author