Lavjerës jete!Amijete Çollaku


Amijete Çollaku

Jetë, batica e zbatica

jetë e ngarkuar nga ankthi,

brenga, malli e merzia

lumturi, fare pak

dhe ajo, ca këtu, ca atje shpërndare, thërmuar, në grimca.

E kaluara, iku shkoj

s’vlen asnjë minut kohë, ti kushtosh

ashtu si lumi, s’kthehet mbrapsh

ashtu dhe e kaluara, siç të harroi, ngelet pas .

Vetëm përpara, duhet shikuar

ëndrrat si në varg kaluar historitë, qëndis në gjergjef

ti bëj që të flasin vete,sa herë që ndërmënd i sjell

e në u ngatërrofsha mes tyre ,

e në humbsha mes labirinthesh bërë nyje,

vetë u jap zgjidhje.

I thonë jetë,luftë për egzistencë

zgjidhje nyjesh, qep e shqep

thurr ëndrra, qep arna

si tantellë në grep, apo qëndisje në gjergjef

çaste historish jete, me fije shumëngjyrëshe mulinesh

baticash, zbaticash

qepje, shqepje, për ti dhëne kuptim kësaj jete!

Amijete Çollaku!

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Të gjitha reagimet:

159Zymer H. Haliti, Miranda Troci Derti dhe 157 të tjerë