Le të rrojë Shqipëria-Alma Sinan Feruni


Ne mbremjen letraro artistike organizuar sot ne mbremje tek Pallati i Kultures Vlore, organizuar dhe i detajuar me se miri nga Shoqata Shqiperia- Vlore…shoqata Shqiperia shkelqeu si gjithnje.

Se Zoti vet e tha me gojë,

Që kombe shuhen përmbi dhè,

Po Shqipëria do të rrojë,

Për të, për të luftojmë ne.

Dhe sa natyshem kumbonin ne sallen e mbushur plot me spektatore kenget dhe vallet e ardhmerise se kombit. Sepse seliten perdite filiza qe sa mire do te dine ta cojne stafeten jete perpara.

Sa te bekuar prinderit qe shikonin femijet e tyre se si prezantoheshin kaq bukur dhe me dinjitet ne sofren e bukur ku gjemonte kenga dhe vallja. Nxenes te talentuar te shkolles “Halim Xhelo” si dhe trupa e baletit “Global Dance” shkelqyen si rrallhere duke na dhuruar kenaqesi dhe nje spektakel te mrekullueshem.

Falenderim te vecante kryetares se Shoqates Shqiperia zonjes Edlira Kapllanaj dhe pergezimet e mia me te vecanta per moderatoren e mrekullueshme Hillarin qe sa shume shkelqente ne skenen gjigante jete veshur me kostumin e bukur popullor.

Falenderimet e mia me te perzemerta per miq e mikesha poet e poetesha qe shpalosen me se miri miresine se bij te vyrtytit jemi dhe jeta na eshte e shenjte.

Falenderim per artistet e talentuar.

Falenderim per suksesin e merituar te “Global Dance”! .. te udhehequr nga Lori Hoxha !

Falenderim me respekt dhe nderim si nje privilegj i shtuar per gjithe artdashesit vlonjat qe mbushen sallen plote ne aktivitetin e shoqates ” Shqiperia”.

Sa e magjishme fjale… Memedhe.

” Le te rroje Shqiperia”!

Nje veprimtari suksesi qe percolli shume pozitivitet dhe miresi duke na bere krenare ne trevat tona, dhe kudo qe flitet shqip ne gjuhen e bekuar dhe ne traditat aq te cmuara shqiptare.

Suksese! Suksese! Suksese!

Nje mbremje e organizuar me se miri qe na dhuroj nje mbremje kaq te bukur.

Dhe ndersa nata mantelin qiellor mbushur me yje hedh ngadale degjohet hymni yne kombetar kaq magjiplote.

Rreth flamurit të përbashkuar,

Me një dëshirë me një qëllim,

Të gjithë Atij duke u betuar,

Të lidhim besën për shpëtim.

Urime….Urime Shoqata Shqiperia.Urime Edlira Kapllanaj.