Le të themi lamtumirë!Shqiponja Pazaj Veshaj


Shqiponja Pazaj Veshaj

I ftoht u zgjua universi,

Acari zemrat ka përpirë,

Ashtu si nata dhe mëngjesi ,

Vegojnë sot një lamtumirë!

Të gjitha rrugët degëzuar,

Me ndarje , pezm , e brenga plot,

Dhe koh’ e ardhme është e shkuar,

As në një ëndërr s’ fshihem dot!

Kudo ku shkoj më shfaqesh ti,

Në çdo frymëmarrje mallin fsheh,

Si vezullim plot hijeshi,

Herë si një dritë , herë si një re.

Kjo këngë e gjitha me trishtim,

U shkrua sot në gjak, në deje,

Asnjë poet , as Esenin,

Nuk do të merrnin dot prej meje!

Po le te themi lamtumirë,

Dhe kur mungon është po njësoj,

Ne nën rrënoja kemi mbirë,

Ti egziston, unë egzistoj!