L E F T E R S H O M O
FJONGOJA E MAGJISHME
Flokëbjonde me të vjeshtës t’ artat jele
N’ ato flokë sollën zogjtë kallinj prej gruri
Erëshkundja më çon detesh me valë dehjesh
Fokusojnë lakmimtare dëshira burri.
Në lëndinë valavitëse me erëkrehje
Ka ndërtuar bukuria foletë e joshjes
Ku aromat pështjellojnë ngacmime dhelesh
Kopsht me naze lozοnjare t’ bukuroshes.
Flokëdendur si gjithnajë në një korije
Valavitet si flamurth fjongoja e trashë
Më mban lidhur syrin tim me të magjisë nyje
Gjithnjë t’ yshtur shpirtin tim e mban kjo vashë
Lefter Shomo K /130 p.sh.α
