Lefter Shomo:Erdhe si një fllad



Erdhe si një fllad

Mbrite si një valë mbi shkëmb Ëmbëlsisht, pa zhurmë, pa ngutje
Si e dashurisë një këngë
Që këndohet vetëm me puthje.

Brofe si një dorë e ngrohtë
Që të çon drejt në parajsë
Shndërrohet në yll e në short
Prehër dhe strehë e pamasë .

Bëhesh më i ëmbëli fllad
Shuan zjarre etjesh të zjarrta
Jetë fal në çastet plot mall
Dritë në netët e zbrazta.

Erdhe si një pikë lumturie
Dhe u bëre një det në shtrëngatë
Si ortek i madh dashurie
E papritur hare’ pa afat.

Lefter Shomo

About Post Author