LEFTERIS PAPADHOPOULLOS

AJO NUK ISH PREJ REJE( ΔΕΝ ΗΤΑΝ ΑΠΟ ΣΥΝΝΕΦΟ)
Αjo nuk ish prej reje, ajo s’ish prej trishtimi
Prej loti nuk ish vajza, ajo që dashuroj
Por iku veç si reja, në kopshte ra ligshtimi
U mbyt dhe jeta ime duke lënguar fort.
Njerëzit që e panë e takuan të trishtuar
Përkundnin me ninulla n’ata sy një brengë të thellë
Konizëm unë e kisha , një zonjushe të llastuar
Zemrushkën time shtroja,q’ ajo mbi të të flerë.
O miku im vetmie, o ti trëndafil mbasdite
Firoma ime e ëmbël, o e pranverës vajzë
Dëgjomi ti piskamat, një shënjë urgjente nise
Shkretinë, dhëmbjen tënde mbi supet unë t’ i mbaj.
Shqipëroi: Lefter Shomo K/ 458l.p.α.
