DASHURI NATA KËRKUAKA
Μë tepër gjatë natës ke munguar
Natën t’ dashuroj edhe më fort
Në çastin kur të dua për të qëndruar
Ti fluturon, ikën si një zog.
Dashuri nata kërkuaka
Dhe gjëra të patreguara
Eja pranë meje, qëndro deri n’ agim
Qëndro pra, larg ngatërresave
Kjo natë s’ është e gënjeshtrave
Sonte me një dhele ti merrma shpirtin tim.
E jotja dashuri më djeg aq vrullshëm
Po hirin e saj e mbledh në çdo agim
Në orët kur aq të bukur, të tejdukshëm
Ngjajmë me dy të vegjël perëndi.
Shqipëroi: Lefter ShikoK/ 478l.p. g.
