LEFTERIS PAPADHOPOULLOS
DASHURIA, JO NUK SHITET
Falje mos kërko dhe as pendimin
Ik deri sa tjetër dashuron
Dhe sado të qaj mos e ndrysho
mendimin
Zërin që dikton zemra të dëgjosh.
Dashuria, jo nuk shitet
As që mund të huazohet
Është si dallga që rrihet
Dhe si shkëmbi që rrëzohet
Dashuria jo, nuk shitet
As që mund të huazohet
Brenda zemrës ajo shitet
Dhe një zemre i dhurohet.
Mos u pendo, mos e ndrysho mendimin
Drejt gëzimit tënd ti fluturo
Lermë mua vetëm me vajtimin
Mbi krahët e djegur më lësho.
Lermë pra ti mua………..
Shqipëroi : Lefter Shomo K/ 475 l.p.g
