Lefteris Papadhopoullos-Kafeneja popullore


LEFTERIS PAPADHOPOULLOS

KAFENEJA POPULLORE

( ΤΟ ΛΑΪΚΌ ΚΑΦΕΝΕΙΟ)

kafenenë popullore

Ku kërcëllet fort e vetmja portë

Nga xhamat sjell edhe fut llohë

Na grin çdo shqotë..

Bosh rri ajo të gjitha ditët

Të djelat plot sa shkallët rënkojnë

Të gjithë te radjua aviten

Futboll dëgjojnë..

Po dhe klientë s’ka të shumtë

Është Andrea, xhandar nderi,

Pesë a gjashtë puntorët të papunë

Edhe berberi..

Unë , që thua , një djalurçinë

Si kamarjer, si shërbëtorët

Tashmë prej vitesh pres çudinë

Që të vijë s’thotë.

Shqipëroi: LEFTER ShomoK/449l.p.α