Lefteris Papadhopoullos-Mbill dy puthje…Shqipëroi: Lefter Shomo


LEFTERIS PAPADHOPOULLOS

MBILL DY PUTHJE..( ΦΥΤΕΨΕ ΔΥΟ ΦΙΛΙΑ)

Νë t’ harruar gojë mbill dy puthje

Braktisur dashurisë prej kohësh

Mbi baltën shkrumb do çelin lule

Dy pika lotësh, dy pika lotësh.

Të ëmblën tënde mbill pekule

Tek një djalosh jetim, fatnxirë

Djelli në muzg do çelë lule

Për djalë të ngrirë,për djalë të ngrirë.

Një zemër përmbi borë mbille

Vendeve që shkretuar rrinë

Do lulëzojë dallëndyshe

Për njerëzinë, për njerëzinë.

Shqipëroi: Lefter Shomo K/264l.p.α