NË SE VJEN..( ΑΝ ΘΆ’ ΡΘΕΙΣ)
Lefteris Papadhopoullos
Në derë do më shohësh të pres
Mos fanitesh në ndonjë cep
Në se vjen..
Për ty do më shohësh të pyes
Me kuçedrën të ndeshem harresë.
Një ditë në se vjen
Po të erdhi keq
Po t’ erdha në kujtesë ..
Si hajmali
Të fshehur brenda gjakut tim
Deri sa të jem gjallë, sërish po të vish.
Në se vjen..
Flokë të artë përmbi kokë do gjesh
Koha dritën ua ka marrë
Në se vjen..
Në sy do kem pika plot vrer
Gjoksi im do të jetë një lëngatë.
Shqipëroi : Lefter Shomo K/ 479 l.p.α.