Lefteris Papadhopoullos-Turni-Shqipëroi:Lefter Shomo


TURNI ( ΒΆΡΔΙΑ)

Turnin ka zënë sonte hëna

Fshihu se mos vallë na shohë

Mes yjesh çon ajo të thënat

Dhe e merr vesh mbarë kjo tokë.

Mes flokëve të tu të dendur

Fshihu si ai zog në pyll

Në krahë shtrëngomë mbështjellur

Sepse u bëra telendi.

U lodha duke kërkuar

Në mes detesh dhe në tokë

Të të mbledh, pikë e pikuar

Që nga shpirtrat feminorë.

Shqipëroi : Lefter Shomo K/510 l.p.α.